Konjufca: Kosovës i duhet mbështetja e Norvegjisë

Kosova
Konjufca: Kosovës i duhet mbështetja e Norvegjisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, raporton portali “Front Online”.

Sipas një njoftimi nga zyra për medie Kuvendit në takim u bisedua për marrëdhëniet e deritashme ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.

“Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Norvegjisë për Kosovën në shumë fusha, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ai tha se perspektiva evropiane e Kosovës është rruga të cilën e përkrahin pa dallim të gjitha institucionet dhe spektri politik në vend, andaj përkushtimi për përmbushjen e detyrave që përshpejtojnë këtë proces është punë me prioritet.

Ambasadori Grondahl, duke uruar kryeparlamentarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, tha se Norvegjia ka qenë afër Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, duke dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim.

FIRMA JUAJ +383 45563059

Ai shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të përkrahur Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet projekteve që lehtësojnë punën e administratës dhe të ligjvënësve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka vend dhe hapësirë që Kosova dhe Norvegjia të avancojnë bashkëpunimin ndërparlamentar, pastaj në ekonomi, arsim, kulturë dhe sferat tjera me interes për të dyja vendet.

Këtë vit do të fillojë ndërtimi i autostradës drejt Merdares, kaq pritet të kushtojë

Opoja.net

UP nuk tregon se kur do të hapet konkursi për vitin e ri akademik

Opoja.net

Shtohen patrullimet e policisë në Karaçevë, që nga korriku nuk ka hyrje të xhandarmërisë serbe

Opoja.net

Rrëfehet burri shqiptar me dy gra e shtatë fëmijë: Të dyja i dua shumë, pa dallim

Opoja.net

Dell rrëfen se si u bë Jahjaga Presidente dhe si reaguan Thaçi, Mustafa dhe Pacolli

Opoja.net

​Marrëveshja finale me Serbinë vështirë e arritshme gjatë këtij viti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net