Konjufca takon William Walkerin, merr urime për punën e re si kryeparlamentar

Kosova
Konjufca takon William Walkerin, merr urime për punën e re si kryeparlamentar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ish-shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin amerikan William Walker, i cili po qëndron në vendin tonë, në vizitën e tij të përvitshme, në kujtim të masakrës së Reçakut.

Walker e uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme.
Kryeparlamentari Konjufca falënderoi ish-shefin e OSBE-së në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, për angazhimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës edhe ecjes së saj në rrugën e zhvillimit të përgjithshëm.

Konjufca vlerësoi se ambasadori Walker, ashtu siç ishte dikur zëri kumbues i të vërtetës për Kosovën, sot vazhdon të jetë përfaqësuesi kryesor i zërave për vënien në vend të drejtësisë për masakrën e Reçakut dhe masakrat e shumta të kryera nga shteti serb.
Kryeparlamentari Konjufca dhe ish-ambasadori Walker diskutuan edhe për zhvillimet politike në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe sfidat që atë e presin në të ardhmen.

Hoti siguron prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit se qeveria do t’i mbështesë

Opoja.net

Sot vjen në Kosovë shefi i zyrës së DFC në Serbi

Opoja.net

Njohja e pavarësisë së Kosovës, vjen një lajm i mirë nga Ukrahina!

Opoja.net

Deputetja e LDK-së e pranon se koalicioni qeverisës s’i ka 61 vota në Kuvend

Opoja.net

Bekim Haxhiu: Vitia kishte qenë ministër vetëm për konferenca, gjërat tjera nuk po i ditke

Opoja.net

Tahiri mbron shefin e Qeverisë: Hoti nuk i jep as “pesë pare” nëse dalim nga koalicioni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net