Opoja.net

Konjufca thotë se po afrohet momenti kur VV do të shënojë fitore dërrmuese në zgjedhje

Kosova
Konjufca thotë se po afrohet momenti kur VV do të shënojë fitore dërrmuese në zgjedhje

Glauk Konjufca thotë se po afrohet momenti kur VV do të shënojë fitore dërrmuese në zgjedhje.

Ish-ministri i MPJD dhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Glauk Konjufca thotë se nuk është larg një fitore siç tha ai, dërrmuese e VV’së në skenën politike në vend.

Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme ata do të fitojnë aq sa nuk do të kenë nevojë për një partner koalicioni.

“Vetëvendosje duhet t’i mbajë dhe t’i kultivojë parimet deri në një fitore e cila të tjerëve respektimin e parimeve do t’ua bëjë të domosdoshme”, tha Konjufca në emisionin ‘A Shoë’.

“Unë mendoj se kjo është e pashmangshme. Kjo periudhë kohore po afrohet. Është shumë afër ky moment, ky çast kur do të ndodh një fitore mendoj e cila mund të kualifikohet si dërrmuese e Vetëvendosjes në skenën politike të Kosovës”, sqaroi ai.

“Një fitore e cila është e gjithanshme edhe ndaj të cilës të tjerët më nuk mund të kenë makinacione”, tha Konjufca.

Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton pa balotazh

Opoja.net

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net