Opoja.net

Korisha përkujton vdekjen e 77 civilëve si pasojë e kurtheve serbe

Kosova
Korisha përkujton vdekjen e 77 civilëve si pasojë e kurtheve serbe

Më 13 maj të vitit 1999, në fshatin Korishë të Prizrenit, si pasojë e kurtheve të ngritura dhe të montuara nga forcat serbe, aleatët e vendit tonë, aksidentalisht goditën popullatën.

Ata ishin të rrethuar dhe mbaheshin robë nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.

Si pasojë e kësaj, natën e 13 majit të vitit 1999, u vranë 77 civilë, në mesin e tyre gra, burra, pleq e plaka, dhe fëmijë të pafajshëm.

Familja Ahmetaj, ishte ajo që pësoi më së shumti nga kjo tragjedi, me ç’rast humbi 41 anëtarë të familjes së saj, pastaj familja Kukaj 12 anëtarë, familja Dakaj 4 anëtarë, familja Xhaferi 3 anëtarë, dhe familja Rexhaj një anëtarë, të gjithë nga fshati Korishë i Prizrenit.

Në tragjedinë e 13 majit të vitit 1999, pësuan edhe familja Suka nga fshati Bllacë i Suharekës ku ka humbur gjithsej 7 anëtarë, familja Palushi nga Budakova 3 anëtarë, dhe familja Behluli nga Mushtishti dhe familja Selimi nga Grejkoci i Suharekës kanë humbur nga një anëtarë të familjes.

Këta janë ministrat që shpenzuan përtej limiteve për dreka e darka zyrtare

Kushtrim Guraj

Të hënën pritet të bie borë, këto janë temperaturat e javës së ardhshme

Opoja.net

QKUK e konfirmon vdekjen e 29 vjeçares shtatzëne nga koronavirusi, ishte nga komuna e Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net