Opoja.net

Koronavirusi, IKSHP rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë në aeroportin “Adem Jashari”

Kosova
Koronavirusi, IKSHP rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë në aeroportin “Adem Jashari”

Virusi i cili ka prekur Kinën dhe disa vende të tjera në botë, i njohur si koronavirus, ka bërë që institucionet shëndetësore në Kosovë të reagojnë dhe të marrin masa parandaluese, në rast se ky virus arrin në vend.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), kanë zhvilluar sot takim me zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata diskutuan me ekipin e mjekëve, lidhur me masat parandaluese të sigurisë, në lidhje me koronavirusin, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Institutit Kombëtar me ekipin e epidemiologeve nga Instituti, zhvilluan një takim me zyrtarë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ata diskutuan me ekipin e mjekëve, lidhur me masat parandaluese të sigurisë, në lidhje me koronavirusin.
Pasi që ekipi mjekësor është brenda ANP “Adem Jashari”, IKSHPK rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë:

• Rreziku mbetet akoma i ulët, OBSh nuk rekomandon matjen e temperaturës së udhëtarëve të cilët vijnë në aeroport.
• Ekipi mjekësor të jetë të kontakt të vazhueshëm me policinë në kontrollin e pikës kufitare, për udhëtarët të cilët e kanë vendin e origjinës së udhëtimit nga Kina.
• Në rast të të deklarimit që udhëtarët kanë vendin e origjinës nga Kina, atëherë duhet të bëhet:

➢ skriningu i temperaturës së udhëtarëve që arrijnë në ANP “Adem Jashari”
➢ kontrolli mjekësor i udhëtarëve të cilët kanë këto simptome:
➢ ethe dhe simptomat të traktit respirator (p.sh., kollë, vështirësi në frymëmarrje) dhe në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka udhëtuar nga qyteti Ëuhan, Kinë.
– ose –
➢ në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka qenë në kontakt të ngushtë me personin i cili është duke u hulumtuar për 2019-nCoV ose person të sëmurë dhe të konfirmuar nga laboratori 2019-nCoV.

• Raportimi dhe njoftimi i menjëhershëm i IKShPK.

• Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.

• Rreziku i importimit të sëmundjes mund të zvogëlohet nëse kontrollimi i temperaturës gjatë hyrjes shoqërohet me zbulimin e hershëm të udhëtarëve simptomatikë dhe referimin e tyre për ofrimin e ndihmës mjekësore.

• Shpërndarja e mesazheve të komunikimit të rrezikut në aeroport. Kjo mund të bëhet përmes posterave, fletëpalosjeve dhe komunikimit direkt, duke synuar rritjen e vetëdijes së udhëtarëve për shenjat dhe simptomat e sëmundjes, dhe inkurajimin që të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë dhe raportimin e historisë së tyre të udhëtimit.

• Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.

Menaxhmenti i ANP”Adem Jashari” u zotua se do ti përmbush të gjitha rekomandimet dhe kërkesat e IKSHPK dhe OBSH për parandalimin e Pneumonise virale me Coronavirus. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Sllovenia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Opoja.net

Rexhep Qosja: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen

Opoja.net

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Opoja.net

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net