Opoja.net

Kosnett, diplomati i parë që takon Vjosa Osmanin si kryeparlamentare

Kosova

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me ambasadorin e ShBA’ve në Kosovës, Philip Kosnett, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, ka njoftuar se takimi do të mbahet në ora 10:00, në Kabinetin e kryetares.

“Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett.”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyrë Qeverinë e Kosovës.

Ajo është bërë gruaja e parë që do të udhëheqë organin legjislativ në Kosovë.

Më parë me Parlamentin e Kosovës kanë udhëhequr Kolë Berisha, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Glauk Konjufca.

Loading...

Mos i humb

Mbi 500 padi penale për shkelësit e masave kundër koronavirusit

Opoja.net

Ndërprerjet e energjisë elektrike në kohë pandemie

Opoja.net

Izolimi shfaq tendencën e rritjes së dhunës në familje

Opoja.net

Kurti: Aleanca me SHBA-në është e thellë, zgjedhje pas pandemisë

Opoja.net

Shënohet Dita e Kushtetutës me shkelje kushtetuese

Opoja.net

Infektologu i QKUK’së: Mos na quani heronj, por respektoni këshillat e mjekëve dhe qëndroni në shtëpi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net