Opoja.net
Meka Mish

Kosova bëhet anëtare e organizatës më të madhe të mjekësisë IFMSA

Një grup studentësh nga organizata Kosova’s Organization of Medical Students (KOMS), ka njoftuar se Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota në organizatën më të madhe të mjekësisë “The International Federation of Medical Students’ Associations-IFMSA!”

“Shteti ynë i cili përfaqësohet nga Kosova’s Organization of Medical Students-KOMS, ka fituar statusin si anëtar i plotë dhe të drejtën e votës në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, pas votimit nga shtetet anëtare të pranishme në IFMSA March Meeting 2019, që po zhvillohet në Portoroz, Slloveni”, thuhet në njoftimin e KOMS.

KOMS në këtë takim po përfaqësohet nga presidentja e organizatës, Dorina Gashi, dhe
nga anëtarët Kaltrina Goçaj, Enkelë Koci, Art Deva, Dea Kukaj dhe Lir Jakupi.

Ata kanë theksuar procesi i integrimit të Kosovës në këtë organizatë ka qenë i gjatë, i lodhshëm dhe shumë sfidues për shkak të rrethanave politike në të cilat ndodhet Kosova në sferën ndërkombëtare, e në veçanti për shkak të raporteve të shtetit tonë me disa shtete të Kombeve të Bashkuara.

“Kosova në vitin 2016 fitoi statusin e anëtarit kandidues në këtë organizatë. Vështirësi e veçantë ishte kundërshtimi i ashpër nga Serbia dhe fushata e vazhdueshme që ky vend bëri kundër anëtarësimit tonë. Gjatë këtyre dy vitesh e gjysmë vazhdoi puna intensive me përgatitje për plotësimin e kushteve për anëtarësim të plotë në IFMSA”, thuhet në njoftimin e tyre.

IFMSA është themeluar në vitin 1951, dhe është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha studentore në botë. Ajo përfaqëson dhe lidh një rrjet prej 1.3
milion studentësh të mjekësisë, nga 135 organizata në 125 vende rreth globit. /Telegrafi/

Mos i humb

Pse nuk bën ta përdorni telefonin gjatë natës

Opoja.net

Nëse e urreni punën që e bëni, ju mund të sëmureni nga zemra

Opoja.net

Shtypja e gjakut dhe dhimbjet e kokës zvogëlohen për 30 për qind nëse e shmangni këtë përbërës

Opoja.net

Si të shpëtoni nga sulmi i zemrës nëse jeni vetëm në shtëpi

Opoja.net

Gjendet mikroplastikë në 90 për qind të kripës për ushqim

Opoja.net

Ushqimet që fshehtazi jua dëmtojnë dhëmbët

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net