Opoja.net

Kosova bëhet lider i Grupit A, mposht me shumë spektakël Republikën Çeke në ‘Fadil Vokrri’

Sport

Kosova e ka mposhtur Republikën e Çekisë 2-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Të parët ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 16-të me anë të Patrik Schick, pas asistimit që pranoi nga Jakub Jankto.

Por, epërsia e çekëve zgjati vetëm katër minuta, me Vedat Muriqin (20’) që i barazoi shifrat në 1-1, me një aksioni të filluar nga Bersant Celina, derisa Elbasan Rashani asistoi te goli.

Pjesa e parë përfundoi me një lojë të hapur dhe të baraspeshuar nga të dyja përfaqësueset, ndërsa e dyta ishte e rezervuar e gjitha për ‘Dardanët’.

Në minutën e 66-të u krijua një skemë për t’u lavdëruar dhe Kosova kaloi në epërsi. Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.

Përfaqësuesja jonë vazhdoi të krijonte raste, gjersa kishte disa shanse të mira që ta thellonte edhe më shumë rezultatin.

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy. /Telegrafi/

Mos i humb

Kosova dhe Serbia përplasen edhe rreth futbollit

Opoja.net

Fitore bindëse e Arsenalit në udhëtim te Frankfurti

Opoja.net

Renditja e re e FIFA-s – Kosova në pozitë rekorde, Shqipëria nuk ndryshon vend

Opoja.net

Lajm i mirë për Kosovën, Hekuran Kryeziu i rikthehet stërvitjeve pas lëndimit të rëndë

Opoja.net

Bayern Munich fiton me lehtësi në ‘Allianz Arena’

Opoja.net

Atletico Madridi dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë në trilerin e katër golave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net