Opoja.net

Kosova dështon në Raportin e BE-së – Në 34 vlerësime përmendet se “nuk ka progres”

Kosova
Kosova dështon në Raportin e BE-së – Në 34 vlerësime përmendet se “nuk ka progres”

Dështimi i Kosovës në Raportin e BE-së – Në 34 vlerësime përmendet se “nuk ka progres”.

Dje Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit, në të cilin adresohen sfidat, të arriturat dhe dështimet në funksionimin e mirëfilltë të institucioneve shtetërore dhe agjendat evropiane.

E ky raport, duke se është më negativi për Kosovën në tri vitet e fundit.

Këtë po e thotë edhe kreu i Institutit EPIK, Demush Shasha. Ky i fundit, me anë të një postimi në Facebook, ka treguar se sa herë është përmendur fjala “Nuk ka progres”, në raportet për Kosovën më 2018, 2019 dhe 2020.

Më 2018 “Nuk ka progress” për Kosovën është vlerësuar 22 herë, më 2019 26 herë dhe më 2020 plotë 34 herë.

Postimi i plotë i Shashës:

Sa herë Komisioni Evropian ka vlerësuar se “NUK KA PROGRES” në raportin vjetor për Kosovën:

2018: 22 herë

2019: 26 herë

2020: 34 herë.

Kjo statistikë përmbledh më së miri vullnetin politik të Kosovës për reformat në procesin integrues.

Hoti paralajmëron se mund të ketë masa edhe më të ashpra në fund të javës

Opoja.net

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Opoja.net

Sa shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net