Kosova dhe Kroacia do ta thellojnë partneritetin në të gjitha fushat

Kosova

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Grupin e Miqësisë, Kosovë– Kroaci të Parlamentit kroat, i cili po qëndron për vizitë në vendin tonë.

Në takim i bisedua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për marrëdhëniet midis dy vendeve mike dhe parlamenteve respektive.

Veseli çmoi lart bashkëpunimin që Kuvendi i Kosovës dhe Parlamenti kroat kultivojnë midis tyre, në funksion të forcimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve dhe popujve, si dhe të ngritjes së kapaciteteve të Kuvendit në shumë segmente.

Kreu i Kuvendit e konsideroi të rëndësishme përvojën parlamentare kroate dhe sidomos atë të procesit të integrimit evropian të Kroacisë, të cilat, sipas tij, mund t’i shërbejnë Kosovës në forcimin e mëtejmë të demokracisë parlamentare dhe lehtësimit të rrugëtimit euro-integrues.

Veseli theksoi nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë midis Kosovës dhe Kroacisë në fushën e investimeve ekonomike.

Deputetët e Saborit, anëtarë të Grupit të Miqësisë me Kosovën, theksuan se vizita e tyre në Kosovë është pikërisht në funksion të forcimit të miqësisë e të bashkëpunimit midis dy vendeve, ndërsa konfirmuan gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit kroat për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në të gjitha drejtimet.​ /Telegrafi/

Zemaj: Po shqyrtohet mbyllja e kufijve dhe kufizim i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19

Opoja.net

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net