Opoja.net

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë protokoll për themelimin e Task-Forcës kundër kërcënimeve të sigurisë

Kosova
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë protokoll për themelimin e Task-Forcës kundër kërcënimeve të sigurisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të eliminimit të kërcënimeve të sigurisë, kanë nënshkruar Protokollin mbi themelimin e Task Forcës së Përbashkët.

Sipas njoftimit për media, nënshkrimi i këtij Protokolli u bë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Maqedonisë së Veriut, Sasho Tasevki.

Ky protokoll u nënshkrua në kuadër të marrëveshjes mes të dy qeverive për bashkëpunim policor.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka thënë se nënshkrimi i këtij Protokolli në mes të dy vendeve është një vazhdimësi e bashkëpunimit shumë të mirë që Kosova dhe Maqedonia e kanë në fushën e sigurisë.

“Kosova dhe Maqedonia kontribuojnë në ngritjen e sigurisë, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt për rajonin. Të dy vendet po bëhen model i bashkëpunimit, i cili duhet të zgjerohet tutje në rrafshin e bashkëpunimit rajonal edhe me shtetet tjera”, theksoi Mustafa.


Në njoftim thuhet se Task-Forca e përbashkët ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes të dy vendeve për të eliminuar rreziqet e ndryshme për rendin dhe sigurinë publike, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimeve tej-kufitare. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Opoja.net

Një vit nga vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Opoja.net

Rreth 100 mijë banorë në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale

Opoja.net

Haradinaj shpall 28 Nëntorin ditë pushimi në Kosovë

Opoja.net

Në mëngjes ftohtë, pasdite priten reshje shiu

Opoja.net

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net