Opoja.net

Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Natyra
Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq ka pritur sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për këtë vit.

Ziviq, gjatë këtij takimi e ka informuar atë me disa nga projektet bujqësore, të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të saj dhe me këtë rast theksoi edhe angazhimin e saj me partnerët e huaj në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor.

Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me Slloveninë për të shkëmbyer përvojat bujqësore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit.

Nga ana e tij, ambasadori Bojan Bertoncelj vlerësoi raportet e deritanishme mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy vendeve, duke theksuar me këtë rast edhe gatishmërinë e tij për mbështetje në zbatimin e projekteve të ndryshme bujqësore mes shtetit slloven dhe MBPZhR-së.

Me këtë rast, ambasadori ftoi ministren për një vizitë zyrtare në Slloveni për të marrë pjesë në takimin ndërministror, që do të mbahet në këtë shtet në gusht të këtij viti.

Loading...

Mos i humb

Tregu përplot me farë ilegale, askush se dinë se kush po e sjell në Kosovë

Opoja.net

Komuna e Dragashit mbështetur nga UNDP-ja realizuan projektin e ofertës turistike dhe zhvillimin e aktiviteteve në natyrë

Opoja.net

Mbrojtja e ambientit në fokusin e projekteve filmike të 14-vjeçarit kosovar

Opoja.net

Rriten çmimet e prodhimeve blegtorale

Opoja.net

Caritasi Zviceran në bashkëfinancim me Komunën e Dragashit ka mbështetur me grante disa bletar për prodhimtari të mjaltit

Opoja.net

Dragashi një krahinë atraktive turistike

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net