Opoja.net

Kosova do i ashpërsojë dënimet dhe masat për keqpërdorim të internetit

Kosova do i ashpërsojë dënimet dhe masat për keqpërdorim të internetit

Me një projektligj të ri Kosova synon që të vendosë rregulla me të cilat operatorët të cilët ofrojnë shërbime të internetit mund të ndëshkohen në rast se nuk i raportojnë sulmet kibernetike.

Projektligji për sigurinë kibernetike i cili është duke u hartuar ka paraparë edhe ndryshime në veprat penale të cilat kryhen duke përdorur internetin, ndërsa pritet të ndërtoj një mekanizëm monitorues i cili garanton siguri më të madhe kibernetike nga sulmet e hakerëve.

Kosova është në mesin e vendeve ku përdorimi i internetit është në pothuajse secilën amvisëri, ndërsa llogaritjet janë që mbi 90% e kosovarëve përdorin internetin dhe rrjetet sociale në baza ditore.

Raportet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe administratës tregojnë që në disa raste vendi ka pasur sulme kibernetike ndërsa njëra nga pikat e dobëta të sistemit është abuzimi me internetin dhe sigurinë e të dhënave.

Në Policinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar janë regjistruar dhjetëra incidente ku qytetarët janë ankuar si viktima të thyerjes së fjalëkalimeve apo ndërtimit të profileve të rrejshme në rrjetet sociale të cilat janë përdorur për të shantazhuar dhe ushtruar presion mbi viktimat.

Si produkt i ri në shoqërinë e vendit rregullimi i përdorimit të internetit ka pasur problemet e saja.

Për sigurinë dhe mirëmbajtjen e shërbimeve qeveritare në internet e kryen Agjencia për Shoqëri të Informacionit një mekanizëm brenda MPBA-së. Ndërsa pjesën e ruajtjes së të dhënave private të qytetarëve e kryen agjencia për mbrojtjen e privatësi.

Mirëpo mekanizmat në fjalë nuk arrinin të kishin mbikëqyrje në autoritetet të cilat ofrojnë shërbime të internetit.

MPB në vitin 2019 ka nxjerrë një nismë të re ligjore për hartimin e ligjit për sigurinë kibernetike. Ligj i ri është paraparë që të jetë më i thjeshtë, më i qartë dhe më i ashpër për ata që keqpërdorin internetin në vend.

Ligji parasheh dënime për operatorët që ofrojnë shërbime të internetit në rastet kur ata nuk i marrin masat e duhura për të garantuar siguri e po ashtu dënime të ashpra për qytetarët që guxojnë të kryejnë ndërhyrje të paautorizuara në internet.

Përpos dënimeve me burgim ky projektligj ka paraparë edhe dënimet me gjobë të cilat mund të shkojnë deri në 10 mijë euro për operatorët të cilët nuk i ndërmarrin masat për parandalimin e krimeve kibernetike të përcaktuar me këtë projektligj.

Ligji i ri nisë t`i bëjë përgjegjëse edhe ofruesit e shërbimeve të internetit për garantimin e sigurisë kibernetike të komunikimeve.

Masat të cilat janë paraparë kërkojnë që ofruesit e shërbimeve të kenë të caktuar persona të cilët monitorojnë sulmet kibernetike ndërsa brenda 24 orësh pas sulmit Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kibernetike duhet të njoftohet në detaje për sulmin.

Ligji parasheh themelimin e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kibernetike e cila do jetë përgjegjëse të mbikëqyrë, kontrolloj dhe vendosë standardet e sigurisë kibernetike.

Në ligjin e ri parashihet që kjo agjenci të organizojë ushtrime dhe të testoj reagimin në rast të sulmeve kibernetike, ndërsa çdo sulm kibernetik do duhet të jetë i regjistruar dhe i raportuar në agjenci.

Bie nga sistemi Messengeri i Facebookut

Opoja.net

Ju që bëni shumë screenshot në iPhone, a e keni ditur këtë?

Opoja.net

Bie nga sistemi Viberi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net