Opoja.net

Kosova e 190-ta

Sport
Kosova e 190-ta

Kosova është përfshirë për herë të parë në renditjen e FIFA-s, e cila publikohet çdo muaj.

Pas pranimit në UEFA e FIFA në maj të këtij viti dhe ndeshjes së parë zyrtare miqësore kundër Ishujve Faroe, të cilën e fitoi me rezultat 2:0, Kosova ka debutuar në pozitën e 190 të renditjes së FIFA-s, me 66 pikë, e cila është publikuar sot në faqen zyrtare të shtëpisë së futbollit botëror .

Sigurisht se në muajt në vazhdim, veçmas pas ndeshjeve të para kualifikuese për Botërorin 2018, që zhvillohen në shtator e tetor, Kosova ka mundësi për ta përmirësuar edhe më tej pozitën e saj në këtë renditje, mirëpo pozita debutuese është një fillim premtues për skuadrën e udhëhequr nga trajneri, Albert Bunjaki. Do theksuar se ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Kosova para pranimit në UEFA e FIFA nuk janë regjistruar për renditjen zyrtare të FIFA-s.

Ndërkohë, Shqipëria pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, është ngritur për 5 pozita në renditjen mujore të FIFA-së. Kuqezinjtë kanë qenë në pozitën e 42-të në muajin qershor, ndërsa tani janë ngritur në pozitën 37.

Ndërsa në vendin e parë vazhdon të jetë Argjentina e ndjekur nga Belgjika, ndërsa fituesja e Euro 2016 Portugalia është ngjitur në pozitën e 6-të.

Maradona nuk ‘mundi të prehej në paqe’, tifozët hynë në ndërtesën e presidencës, policia i largoi me dhunë ata

Kushtrim Guraj

Lajm i papritur nga Argjentina, Maradona ka nënshkruar të mos varroset, zbulohet çfarë ka kërkuar legjenda e futbollit

Kushtrim Guraj

Punonjësi i funeralit bënë foto me kufomën e legjendës argjentinase dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net