Opoja.net
Meka Mish

Kosova e çmendur për sportin, por e lë anash kërlingun

Kosova është duke derdhur para në sportet e mëdha, të cilat mund ta përmirësojnë reputacionit e vendit në nivelin ndërkombëtar. Por, nga kjo nuk ka përfituar ekipi i ri i kërlingut, që po përgatitet për kampionatet në Norvegji.

Meriton Zeneli dhe Peter Andersen, trajnerët e ekipit të kërlingut të Kosovës, ëndërrojnë ta bëjnë këtë sport më shumë sesa vetëm një sport i margjinalizuar në vend, shkruan Prishtina Insight.

Orari i tyre i stërvitjeve është duke u intensifikuar tani po afrohet Kampioni Botëror i Përzier i Dysheve të Kërlingut. Ky kampionat do të zhvillohet në prill, në Norvegji.

“Ekipi rus e ka punën që e dua unë”, tha Anderson, duke iu referuar ekipit të parë kundër të cilit do të luajë Kosova në prill. “Rusia është një vend që ka një program të dedikuar për të bërë sa më shumë atletë Olimpikë. Ata stërvitin për kërling dhe përmirësohen në këtë sport”.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është duke derdhur para për zhvillimin e sportit në Kosovë. Por, për shkak të mungesës së medaljeve, mirënjohjeve dhe atletëve të famshëm, sportet më të vogla si kërlingu po lihen anash.

Infrastruktura për ta zhvilluar këtë sport në Kosovë nuk është mjaftueshëm e mirë.

“Pajisjet e vetme të cilat i kemi në Kosovë janë për kërling në rrugë, pasi ringu i plastikës është vetëm një e treta e madhësisë së një ringu normal të kërlingut”, ka thënë Andersen.

Me më shumë investime, ekipi i kërlingut do të kishte mundësi ta zhvillonte kërlingun si sport për të rinjtë, duke udhëtuar në shkollat e Kosovës për t’i njoftuar nxënësit me këtë sport dhe për ta përfshirë këtë sport në programet mësimore.

Buxheti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit është 41 milionë euro për vitin 2019, 6 milionë më shumë se vitin e kaluar. Në vitet e fundit, rreth 50 për qind e buxhetit shkon për zhvillimin e sporteve. /Gazeta Express/

Gjiganti

Mos i humb

Mustafi afër kalimit te Milani

Opoja.net

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Opoja.net

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Opoja.net

Ish-kampionia botërore vlerëson lartë Majlinda Kelmendin

Opoja.net

Arijanet Muriqi vlerësohet nga Goal.com, futet në formacionin më të mirë të vitit nën 21 vjeç

Opoja.net

Real Madridi klubi me markën më të shtrenjtë në botë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net