Opoja.net

Kosova fillon stërvitjet për përballjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

Sport

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2020’ kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje.

Në stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit Bernard Challandes kanë qenë shumica e futbollistëve, me përjashtim të Samir Ujkanit, Arbër Zenelit, Leart Paqaradës, Anel Rashkajt, Ibrahim Dreshevicit dhe Fidan Alitit, të cilët do t’i bashkohen ekipit në stërvitjen e radhës, derisa Benjamin Kollolli do të mungojë edhe në stërvitjen e nesërme.

Në seancën e sotme (e diel) futbollistët përveç vrapimeve dhe ushtrimeve fizike kanë punuar edhe në qarkullimin e shpejtë të topit, pastaj në tranzicionin e reparteve si dhe pasimet në hapësirë të vogël, derisa Amir Rrahmani është stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër.

Ndërkohë, pas stërvitjes përzgjedhësi Challandes ka dalë në konferencë për media, ku ka shprehur brengën e tij për mungesat e rëndësishme në repartin e mesfushës, por ka shprehur shpresën se do t’ia dalë mbanë me futbollistët që ka në dispozicion.

Trajneri ka thënë se nuk e sheh si përparësi faktin që ndeshja në Podgoricë do të luhet pa tifozë, pasi sipas tij, në kushte të tilla është më e vështirë për futbollistët. Ai ka thënë se nuk do të kënaqej me një pikë në Podgoricë dhe në secilën ndeshje ekipi i tij do të hyjë për fitore.

Nesër (e hënë) Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë vetëm një seancë stërvitore dhe atë në orën 17:00.

Mos i humb

Agjenti i Unitedit e ndoqi Vedat Muriqin ndaj Anglisë, raporte pozitive për të

Opoja.net

Çekët ndryshojnë mendje, ndeshjen ndaj Kosovës e zhvendosin nga Praga në Plzen

Opoja.net

Valon Berisha në formacionin e javës në Evropë

Opoja.net

“Gazzetta dello Sport” e përfshin Kosovën te “Hirushet”, që ëndërrojnë kualifikimin në Euro 2020

Opoja.net

Keane: Angli-Kosovë ndeshje e mrekullueshme, në pjesën e dytë anglezët mezi prisnin të mbaronte takimi

Opoja.net

Shkrimi special i The Telegraph: Rrëfimet e katër shqiptarëve nga Kosova që ishin për të shikuar ndeshjen

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net