Kosova – Gjermania, miqësore vitin tjetër?!

Sport
Kosova – Gjermania, miqësore vitin tjetër?!

Përfaqësuesja e Kosovës shumë shpejt mund të bëhet edhe më e njohur në botë, pasi që mund të aranzhojë një miqësore me kampionin aktual të botës, ka shkruar sot Koha Ditore.

Zyrtarë të FFK-së, të pyetur nga gazeta nuk e kanë mohuar këtë ide, ndërsa për shkak të lidhjeve të forta ndërmjet dy Federatave, një gjë e tillë nuk është edhe larg mendsh. Miqësorja do të duhej të luhej në muajin mars të vitit 2017.

Për ndeshjen Kosova – Gjermania datat e lira janë nga FIFA prej 20 deri më 28 mars të vitit tjetër, por zyrtarë të FFK-së kanë bërë të ditur se përkundër bashkëpunimit të mirë, Gjermania ndeshjet i aranzhon vite më parë dhe do të jetë vështirë, por nëse ka hapësirë, pse jo.

Kante po largohet nga Chelsea?

Kushtrim Guraj

Në Shqipëri vazhdon bojkotimi i futbollit

Kushtrim Guraj

Shkëlqimi dhe rënia e Alexandre Pato

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net