Opoja.net

Kosova humb thellë edhe nga Ukraina

Sport
Kosova humb thellë edhe nga Ukraina

Kosova ka pësuar humbjen e dytë në tre ditë në Eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”.

Pas humbjes 6 me 0 nga Kroacia, përfaqësuesja e Kosovës pësoi edhe nga Ukraina me rezultat 3 me 0.

Artem Kravets shënoi golin e parë të ndeshjes. Ai shënoi në minutën e 31-të me një gjuajtje nga distanca.

Në pjesën e dytë, Kosova dominoi që nga fillimi duke rrezikuar disa herë ukrainasit. Bernard Berisha pati rastin më të mirë duke qëlluar edhe shtyllën.

Megjithatë, pavarësisht rasteve, Ukraina ndëshkoi me dy gola të tjerë në dhjetë minutat e fundit. Yarmolenko dhe Rotan shënuan në minutat 81 dhe 87.

Tani Kosova pas tri xhirosh në Grupin I kualifikues është e fundit me vetëm një pikë. Grupin e prinë Kroacia me shtatë pikë, dy më shumë se Ukraina që është e dyta. Islanda e Turqia që luajnë më vonë janë në pozitat tre dhe katër me 4 dhe 2 pikë. Finlanda ka vetëm një, aq sa Kosova.

Milani ka krijuar ekip fitues, s’di të ndalet edhe pa Ibrahimovicin

Kushtrim Guraj

Zyrtare: Stadiumi i Napolit merr emrin e legjendës Maradona!

Kushtrim Guraj

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net