Opoja.net

Kosova i ka gjasat “zero” që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave

Kosova

Premtimi se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen po del të jetë mashtrimi i radhës.

Kosova i ka gjasat e barabarta me zero që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE), ndonëse zyrtarët e lartë shtetërorë vazhdimisht kanë bërë premtime se qytetarët e vendit në fund të vitit do të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo për faktin se të premten e ardhshme (më 7 dhjetor) Këshilli i Ministrave të BE-së ka mbledhjen e fundit për këtë vit në përbërjen e ministrave të Punëve të Brendshme, përderisa pak ditë para këtij takimi tri organet e BE-së: Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli, ende nuk kanë dalë me një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave.

Edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar për “Zërin” që disa shtete anëtare të BE-së, siç thotë ajo, pa ndonjë arsye legjitime janë duke e politizuar procesin e heqjes së vizave për Kosovën.

Loading...

Mos i humb

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Opoja.net

Rreth 400 mostra po testohen sot, rezultatet publikohen nesër

Opoja.net

Kërkesa e Telekomit për Qeverinë dhe prokurorinë në lidhje me procedurën përmbarimore 20 milionëshe nga Z –Mobile

Opoja.net

A paguhet ekstra Agim Veliu për pozitën e Koordinatorit? Sqaron Qeveria

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net