Opoja.net

Kosova i kompleton stërvitjet për miqësoren ndaj Gjibraltarit

Sport

Kosova i ka kompletuar stërvitjet e fundit para përballjes me Gjibraltarin që zhvillohet nesër.

Ndeshja miqësore ndaj gjibraltarianëve zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, e që do të jetë parapërgatitje për atë ndaj Malit të Zi.

Bernard Challandes ka thënë në konferencë për media se Milot Rashica do të stërvitet ndaras ngas bashkëlojtarët e tjerë.

Në anën tjetër, Vedat Muriqi, Mërgim Vijvoda dhe Leart Paqarada kishin disa lëndime, por jo serioze dhe do të jenë të gatshëm.

Rashica, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli, janë rikthyer nga lëndimet dhe do të jenë të gatshëm që do të luajnë për Kosovën ndaj Malit të Zi.

Ndeshja ndaj Gjibraltarit do të jetë shumë e rëndësishme për Përfaqësuesen tonë që ta komponojmë lojën edhe më shumë dhe të jenë të gatshëm për atë me malazezët.

Takimi për kualifikimet në Euro 2020 do të zhvillohet më 14 tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, por do të shpresojmë që Anglia ta mposht në udhëtim Republikën Çeke, në mënyrë që të pozicionohemi në rast të fitores ndaj malazezëve në vendin e dytë. /Telegrafi/

Mos i humb

UEFA hap hetime ndaj Kosovës, mund të marr dënim

Opoja.net

Kush qëndroi prapa koreografisë madhështore të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi?

Opoja.net

Ëndrra vazhdon, fitore dhe spektakël ndaj Malit të Zi

Opoja.net

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, kështjella e pamposhtur e ‘Dardanëve’

Opoja.net

UEFA paralajmëron spektakël në ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Opoja.net

Formacioni i mundshëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Malit të Zi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net