Opoja.net

Kosova, kantinë e veturave të vjetra

Kosova
Kosova, kantinë e veturave të vjetra

Mijëra vetura nga të gjitha vendet e botës, të përdorura dhe me rrezikshmëri të lartë ndotëse, hyjnë çdo vit në Kosovë, falë një vendimi të mëhershëm të Ministrisë se Financave.

Vetëm për vitin 2016, sipas statistikave të Doganës se Kosovës, në Kosovë kanë hyrë afër 23 mijë vetura të vjetra, nga të gjitha vendet e botës, shkruan Gazeta Fjala.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ndërkohë, njohësit e shëndetit publik, patën alarmuar më herët se faktori kryesor i ndotjës në Kosovë janë veturat e vjetra.

Skender Syla, nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, pati deklaruar se  faktorët kryesorë për ndotjen e ajrit janë veturat e vjetra që qarkullojnë në Kosovë, duke theksuar që veturat të cilat hyjnë në Kosovë, sidomos pas vendimit që ato mund të regjistrohen nëse janë të vjetra deri në 13 vjet, nga 8 vjet sa ka qenë më parë.

Pavarësisht ndotjes, këtij vendimi po del t’ia këtë parë hajrin vetëm Qeveria e Kosovës. Janë plotë 53.5 milionë euro të hyra nga importi i veturave të vjetra, vetëm për vitin 2016.

Ndërkaq, në tabelat e Doganës, si shtete prej nga importohen këso vetura, figurojnë edhe vende si Kina e largët, Koreja e Jugut, Ekuadori, Tajvani, Meksika e Taljanda.

Gjermania i prin listës se vendeve prej nga vijnë më se shumti vetura të përdoruara. Nga ky shtet këtë vit kanë hyrë gjithsej 16 mijë e 716 vetura, që krahasuar me vitin e kaluar i bie se është rritur për 4 mijë vetura më shumë.

Vendi i dytë është Franca me 1 mijë e 344 vetura, e pasuar nga Japoania e Spanja me mbi 300 vetura të importuara.

GAP: Veturat e vjetra shkaktar kryesor të ndotjes së ajrit

Ndotjen e ajrit në Prishtinë, po e shton importi i veturave të vjetra të cilat po hyjnë në Kosovë.

Kështu tregon edhe raporti i Institutit për Studime të Avancuara (GAP), për ndryshimin e politikave për import dhe qarkullimin e veturave si hap për përmirësimin e kualitetit të ajrit.

Vjetërsia e veturave nga viti në vit, vetëm po vie duke u rritur bazuar në publikimin e GAP. Prej vitit 2012, e deri më tani vjetërsia e tyre, është rritur nga 13 deri në 18 vite.

“Me heqjen e kufizimit të veturave nga tetë në 13 vite, e pastaj heqjen e tërësishme të këtij kufizimi, vjetërsia mesatare e veturave në qarkullim në rrugët e Kosovës është rritur nga 13 vite në 18 vite”, thuhet në publikimin e Institutit GAP.

Në bazë të gjeturave del se veturat e vjetra e ndotin ambientin më shumë se të rejat, përmes lirimit të gazrave ndotëse, por edhe efekteve të tjera, si zhurma, e krijimi i mbeturinave.

“…së pari, veturat e vjetra mesatarisht kanë kaluar distancë më të madhe, rrjedhimisht motori dhe pajisjet për kontrollimin e gazrave (konvertorët katalitik) janë konsumuar; dhe, së dyti, zhvillimi i teknologjisë së prodhimit të veturave ka sjellë vetura më efikase si për nga konsumimi i karburanteve, po ashtu edhe për nga emetimi i ndotësve”.

Vendimi i Qeverisë që heq kufizimet për veturat e vjetra

Në mars të 2015-tës Qeveria e Kosovës hoqi në tërësi kufizimet rreth vjetërsisë së veturave të importuara që mund të regjistrohen në Kosovë. Me anë të këtij vendimi, Qeveria jo vetëm që largoi kufizimin për importin e veturave të vjetra, por ndryshoi edhe normat e tatimit të akcizës për veturat e përdoruara, e të cilat variojnë në bazë të viteve të amortizimit të veturave dhe fuqisë motorike.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitin 2015 në Kosovë të regjistruara gjithsejtë 300 , 500, 1 vetura me targa RKS, shkruan Gazeta Fjala.

Në këtë shifër sipas MPB-së përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vendimet, ri-regjistrimet dhe legalizimet.

Ndërsa për vitin 2015 sipas MBB-së janë regjistruar 7 mijë 680 vetura, këtu përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vazhdimet, ri -regjistrimet dhe legalizimet. Nga viti 1999 deri në vitin 2004 importi i veturave nuk ka qenë i kufizuar në bazë të vjetërsisë.

Në vitin 2004 është marr vendim që mos të importohen veturat më të vjetra se tetë vite. E në vitin 2011u vendos që vjetërsia e tyre të lejohet të jetë deri 13 vjet. Ndërsa vendimi i fundit bënë që vjetërsia e tyre as mos të shikohet fare. /Gazeta Fjala/

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net