Opoja.net

Kosova kërkesë Malit të Zi që t’i drejtohet BE-së për Demarkacionin

Kosova
Kosova kërkesë Malit të Zi që t’i drejtohet BE-së për Demarkacionin

Autoritetet e Kosovës do t’i drejtohen Malit të Zi me një kërkesë që Podgorica t’i kërkojë Bashkimit Evropian që Demarkacioni i kufirit mes dyjave vendeve të mos mbetet pengesë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit të Kryesisë së Kuvendit, ku për mungesë të kuorumit nuk u zhvillua mbledhja e thirrur për të hënën.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

“Demarkacioni është bërë një histori e gjatë dhe që është duke e dëmtuar Kosovën, dhe është vendosur si kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, Demarkacioni nuk është çështje problematike në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Mali i Zi do t’i bëjë kërkesë BE-së që Kosovës t’i hiqet Demarkacioni si kusht, pasi konsiderohet si i padrejtë për qytetarët”, ka thënë Veseli.

Ai është shprehur më se i bindur që këtë vit, Kuvendi nuk do t’ia del të ratifikojë marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin, ngase nuk i ka votat e mjaftueshme. (REL)

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net