Opoja.net

Kosova luan bukur dhe krijon shumë raste, por Suedia fiton në fund

Sport
Kosova luan bukur dhe krijon shumë raste, por Suedia fiton në fund

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Suedia në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Doha të Katarit.

Dardanët janë ndeshur si të barabartë me suedezët në ndeshjen e zhvilluar në Al Ahli në Doha.

Trajneri Bernard Challandes përveç yjeve të njohur të ekipit si Fidan Aliti dhe Anel Rashkaj, vendosi të startojë me tre lojtarë të Superligës së Kosovës: Visar Bekaj, Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi.

Formacioni startues i Kosovës (Foto: FFK-Kosova)

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Kosovës dhe raste më shumë të krijuara nga Dardanët.

Kosova tentoi me Ylldren Ibrahimaj (6’, 7’), por pa arritur ta befasojë portierin, ndërsa rastin më të mirë e pati Flamur Kastrati (22’), goditja me kokë e të cilit u prit me shumë mund nga portieri suedez.

Në anën tjetër, Suedia gjeti golin në minutën e 37-të, por ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.

Në pjesën e dytë, Challandes vendosi të bëjë shumë ndryshime në fillim duke iu dhënë hapësirë lojtarëve të Superligës si Blend Baftiu, Arbër Hoxha, Jetmir Topalli, Valmir Veliu dhe Lapidar Lladrovci, ndërsa më vonë u inkuadruan edhe Rron Broja dhe Arb Manaj.

Në këtë pjesë, fillimi i takoi Kosovës, ndërsa në vazhdim Suedia mori lojën dhe krijoi diçka më shumë, duke gjetur edhe golin.

(Foto: FFK-Kosova)

Dardanët patën disa raste të mira me anë të sulmuesit të Ballkanit, Topalli, por pa arritur ta gjejnë rrjetën, ndërsa më vonë Suedia në ndëshkoi.

Goli i Suedisë erdhi në minutën e 75-të dhe ishte Simon Hedlund, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

Loading...

Mos i humb

Burnley i ofron 28 milionë euro për Muriqin

Opoja.net

Messi për vdekjen e Bryant: S’kam fjalë, një gjeni i vërtetë na braktisi

Opoja.net

Amir Rrahmani i mrekullueshëm, tregon pse e bleu Napoli

Opoja.net

Vedat Muriqi vazhdon me formën e jashtëzakonshme, shënon në derbin e madh

Opoja.net

Muller shënon golin e 100-të në ‘Allianz Arena’

Opoja.net

Valencia e mundi Barcelonë pas 13 viteve, fërkon duart Real Madridi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net