Opoja.net

Kosova me 10 mungesa përballë Greqisë

Sport
Kosova me 10 mungesa përballë Greqisë

Kosova do të jetë sot mysafir i Greqisë në përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht, Liga C, Grupi 3.

Grekët e kishin fituar përballjen e parë m rezultat 1-2 në stadiumi “Fadil Vokrri”, derisa Përfaqësuesja jonë do shpresoj që të nxjerrë një rezultat pozitiv në Athinë.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Spiros Louis”, me Dardanët që kanë plotë dhjetë mungesa.

Bernard Challandes në konferencë për media e ka cekur se takimi me grekët nuk do të jetë aspak i lehtë, duket ditur edhe për mungesat që kemi.

Zhgënjimi ndaj Maqedonisë së Veriut në play-offin e Ligës së Kombeve disi i ka dëshpëruar lojtarët, duke pasuar më pas në humbjen ndaj Sllovenisë.

Kosova është pjesë e Grupit 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, ku ka marrë vetëm një barazim nga tri ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Greqia është lider i grupit me 7 pikë, aq sa ka edhe Sllovenia, derisa Moldavia është po ashtu me një.

Messi te PSG? Al Khelaifi jep përgjigjen shumëkuptimëshe

Kushtrim Guraj

Arsyet që e shtyjnë Messin të pranojë ofertën e PSG-së

Kushtrim Guraj

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net