Opoja.net

Kosova me ngritje të madhe në FIFA, tjetër rekord nga Dardanët

Sport

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë katër pikë nga dy ndeshjet e muajit qershor.

Dardanët fillimisht luajtën në udhëtim te Mali i Zi ku barazuan 1-1.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes ndeshjen e dytë e zhvilluan në udhëtim te Bullgaria ku morën një fitore spektakolare 3-2.

Falë këtyre dy rezultateve pozitive Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një tjetër rekord në ranglistën e FIFA-s.

Ekipi ynë përfaqësues është ngritur për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s dhe tani ndodhet në vendin e 121-të.

Kosova tani zë pozitën e 121-të në ranglistën e FIFA-s me 1149 pikë të grumbulluara.

Për Kosovën ky është një rekord i ri, pasi asnjëherë deri më tani nuk ishte më lart në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Në anën tjetër fatkeqësisht Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie për katër pozita.

Kuqezinjtë nga pozita e 62-të që kishin muajin e kaluar tani ndodhën në pozitën e 66-të. /Telegrafi/

Mos i humb

Ndodhë për herë të parë në histori të Topit të Artë, fituesi nuk është në listë

Opoja.net

Rashica përfundon në radarin e Milanit

Opoja.net

Djaloshi nga Prizreni e bën për spital serbin, në mes të Serbisë (Video)

Opoja.net

Sadiku shënon gol të bukur me kokë nga jashtë zonës

Opoja.net

Roma e do me ngulm transferimin e Hysajt

Opoja.net

Cristiano Ronaldo fiton më shumë para nga Instagrami se sa nga kontrata e tij e Juventusin

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net