Opoja.net

Kosova, me tre garues në Evropianin e mundjes

Sport
Kosova, me tre garues në Evropianin e mundjes

Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori

Tre mundësit më të mirë, Egzon Shala, Edon Shala dhe Alban Sopa do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian “Romë 2020”, që prej nesër deri më 16 shkurt mbahet në Romë të Italisë.

Egzoni garon në kategorinë -125 kilogramë, Edoni në -92 kg, ndërsa Albani në -70 kg.

Edoni dhe Egzoni prej disa ditësh ndodhen në kampin përgatitor në Romë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Evropiani vlen edhe për kualifikim në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ndërsa normën mund ta fitojnë vetëm dy vendet e para nëpër kategori.

Mundësia e fundit për mundësit tanë që të kualifikohen në “Tokyo 2020” është turneu kualifikues që mbahet prej 19-22 mars 2020 në Budapest të Hungarisë. /Gazeta Express/

Loading...

Mos i humb

Presidenti i UEFA-s tregon çka mund të ndodhë me këtë sezon të futbollit

Opoja.net

Dy skuadra të mëdha e dëshriojnë Xherdan Shaqirin

Opoja.net

Si mund të përfundoj La Liga? Këto janë tri opsionet

Opoja.net

Një milion euro nga Lionel Messi për të luftuar koronavirusin

Opoja.net

La Liga merr vendim të dhimbshëm

Opoja.net

Liverpooli i prinë garës për transferimin e Milot Rashicës nga Werder Bremeni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net