Opoja.net

Kosova merr programin VAR, Danimarka e përkrah FFK-në

Sport
Kosova merr programin VAR, Danimarka e përkrah FFK-në

Kosova ka arritur ta marrë programin VAR dhe së shpejti do të futet në funksion.

Kështu së paku ka konfirmuar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi.

Gjatë punimeve të Top Executive Programme të UEFA-s që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë, Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë programin për VAR, i cili do të fillojë të testohet në ndeshjet që Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë si vendase, derisa në të ardhmen planifikohet fillimi i kësaj teknologjie edhe në kampionatin vendor.

Ndërkohë, gjatë këtij takimi presidenti i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Møller, ka deklaruar se e ka marrë si mision që ta ndihmojë FFK-në, së bashku me institucionet shtetërore daneze.\

Agim Ademi dhe Jesper Moller

“Me dëshirën që Kosova të vazhdojë këtë organizim të mirë dhe transparencë të FFK-së, por edhe me rezultate të mira të ekipeve kombëtare, shpreh të gjithë simpatinë time për presidentin Ademi dhe ekipin kombëtar si dhe gjithë popullin futbolldashës të Kosovës”.

“Për këtë arsye kemi zgjedhur Kosovën që ta përkrahim në segmentet ku ajo ka nevojë”, ka theksuar presidenti i FF të Danimarkës, Jesper Møller, që është edhe anëtar i KE të UEFA-s.

Ky program do të futet në funksion vitin e ardhshëm kur Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj miqësore në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pasi deri më tani nuk është në program ndonjë takim miqësor. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Juventus dhe Inter në luftë për yllin e Romës, ky është çmimi marramëndës i lojtarit

Fari Kolloni

Punë e kryer: Kjo është marrëveshja e Rangnick te Milani

Fari Kolloni

Yllit të Liverpoolit i ndodhi më e keqja, përfundon sezoni për të

Fari Kolloni

Saelesmaekers i gëzon tifozët e Milanit

Fari Kolloni

Do ta drejtoi këtë Kombëtare, më në fund De Biasi gjen punë

Fari Kolloni

Real Madrid – Deportivo Alaves, publikohen formacionet zyrtare

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net