Opoja.net

Kosova mposht Gjibraltarin, gati për Malin e Zi

Sport
Kosova mposht Gjibraltarin, gati për Malin e Zi

Kosova ka arritur që ta mposhtur Gjibraltarin me rezultat 1-0, në ndeshjen testuese para asaj vendimtare me Malin e Zi.

Trajneri Bernard Challandes, në këtë ndeshje provoi  lojtarët që kishin më pak minuta në ndeshjet kualifikuese.

Për këtë arsye ai i kishte pushuar pesë lojtarë, duke mos i ftuar fare, si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Bersant Celina.

Ndeshja nisi mirë për skuadrën tonë, që kishte posedimin e topin.

Zhvillohej minuta e 13-të kur Bernard Berisha depërtoi bukur nga krahu i majtë dhe harkoi mirë në zonë, mirëpo Florent Muslija e dërgoi topin mbi portë.

Pas disa minutash Bernard Berisha kishte rast ideal, por që goditja e tij ishte e plogësht.

Mysafirët tentuan dy herë në këtë kohë, por që goditjet e tyre ishin të dobëta dhe Samir Ujkani i priti pa problem.

Pjesa e parë nuk solli shumë gjëra tjera dhe u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë Challandes bëri katër zëvendësime, duke i futur në lojë Florent Hasanin, Elbasan Rashanin, Lirim Kastratin dhe Leart Paqaradën.

Kosova vazhdoi me raste duke i shpeshtuar në pjesën e dytë.

Arbenit Xhemaili gjuajti në minutën e 59- të, por jashtë portës, ndërsa pas tij edhe Valon Berisha nuk ishte i saktë.

Goli sillej rrotull dhe erdhi në minutën e 69-të. Pas një harkimi të ulët në zonë, Florent Hasani goditi fuqishëm dhe topi u devijua nga Atdhe Nuhiu për të përfunduar në rrjetë (1-0).

Pas golit sikur Kosova e kërkoi golin, por me ritëm më të ulët, duke krijuar vetëm gjysmë raste.

Fitore e rëndësishme e Kosovës, para përballjes me Malin e Zi, ku motivi i lojtarëve mbetet i lartë. /Telegrafi/  

Loading...

Mos i humb

Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Kushtrim Guraj

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj

Leipzig planifikon ta zëvendësojë Wernerin me Rashicën

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net