Opoja.net

Kosova mposhtë me rezultat 7 me 0 skuadrën nga Mali i Zi

Sport
Kosova mposhtë me rezultat 7 me 0 skuadrën nga Mali i Zi

Përfaqësuesja U-19 ka vazhduar punën në grumbullimin që po e mban në Ulqin.

Në orët e mëngjesit është zhvilluar një seancë e lehtë stërvitore, derisa në orët e pasdites është zhvilluar ndeshja testuese me skuadrën Slloga nga Bari, anëtare e Ligës së Tretë të Malit të Zi, të cilën Përfaqësuesja U19 e ka fituar me rezultat bindës 7:0, transmeton AktivPress.

Në këtë ndeshje djelmoshat tanë kanë mbizotëruar plotësisht në çdo aspekt të lojës, derisa përzgjedhësi Ramiz Krasniqi e ka nisur ndeshjen me 11-she tjetër nga ndeshja e djeshme, derisa në pjesën e dytë ua ka dhënë mundësinë për lojë të gjithë futbollistëve. Tre gola i shënoi Gentrit Limani në pjesën e parë, derisa me dy gola në këtë fitore kontribuoi Altrim Pajaziti dhe me nga një gol Rilind Nimani dhe Leutrim Kryeziu.

Trajneri shqiptar infektohet me COVID-19

Kushtrim Guraj

Ujkani del pozitiv me Covid-19

Kushtrim Guraj

Lëndohet edhe një mbrojtës i Juventusit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net