Opoja.net

Kosova mposhtet edhe nga Turqia

Sport
Kosova mposhtet edhe nga Turqia

Kosova ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në kualifikimet për Botërorin 2018.

Ishte Turqia ajo që arriti ta mposhtë me rezultat prej 2 me 0, raporton Koha.net.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat 0-0, përkundër dominimit të Turqisë ishte Samir Ujkani që bëri disa pritje të jashtëzakonshme.

Kurse Kosova pati edhe një rast shumë të mirë goli në fund të pjesës së parë, kur goditja e Valon Berishës u ndal nga shtylla në minutën e 45+1.

Në pjesën e dytë Turqia filloi fuqishëm duke realizuar dy gola të shpejtë.

Golin e parë e shënoi sulmuesi i rrezikshëm Burak Yilmaz, i cili shënoi në minutën e 51 pas asistimit nga Malli.

Kurse epërsinë e dyfishoi Volan Sen kur po zhvillohej minuta e 55.

Pas kësaj epërsie të krijuar nga Turqia, Kosova mori një iniciativë të lehtë duke rrezikuar përmes Rrahmanit.

Me këtë humbje Kosova vazhdon të jetë e fundit në tabelën e klasifikimit në Grupin I me vetëm një pikë, kurse Turqia mban vendin e katërt me pesë pikë, por që rrit gjasat për kualifikim.

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj

Liga e Kampionëve rikthehet me tetë super sfida

Kushtrim Guraj

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net