Opoja.net

Kosova mposhtet në Slloveni nga një penallti në fund të lojës

Sport
Kosova mposhtet në Slloveni nga një penallti në fund të lojës

Kosova ka pësuar zhgënjimin e radhës nga Lubjana.

‘Dardanët’ humbën 1:2 sfidën kundër Sllovenisë, e vlefshme për xhiron e pestë në Ligën C në Ligën e Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, me një loje të kujdesshme nga të dyja skuadrat, të cilat regjistruan disa gjysmë raste.

Por 45 minutëshi i dytë nisi furishëm. Fillimisht, ishte Vedat Muriqi (58′) që realizoi për epërsinë e Kosovës pas asistimit të Bernard Berishës.

Megjithatë, gëzimi i tanëve u shua shumë shpejt pasi Kurtic (63′) arriti të barazonte rezultatin.

Kur pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, ky i fundit vendosi të akordonte penallti për vendasit, pas ‘prekjes me dorë’ të Fidan Alitit, e cila ishte tejet e dyshimtë. Nga pika e bardhë i saktë u tregua Ilicic që realizoi golin e fitoren për kombëtaren e tij.

Ku ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund, Sllovenia mban vendin e parë me 13 pikë, aq sa ka edhe Greqia në pozitën e dytë. Ndërkohë, Kosova tashmë ka tubuar dy pikë në vendin e tretë, kurse vendit e fundit e zë Moldavia me një pikë.

Sfida e tre ditëve më vonë, kundër Moldavisë në ”Fadil Vokrri”, do të jetë përcaktuese nëse Kosova do të mbetet në Ligën C edhe për një edicion. /Opoja.net/

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net