Opoja.net

Kosova njeh rivalët për Kupën e Botës

Sport
Kosova njeh rivalët për Kupën e Botës

Kombëtarja e Kosovës në basketboll e ka mësuar grupin në para kualifikimet për Kupën e Botës 2019 që zhvillohet në Kinë.

Në para kualifikime Kosova do të jetë pjesë e grupit ku do të bëjë gara me kombëtaret e Estonisë dhe Maqedonisë në grupin C.

Ekipet do të zhvillojnë ndeshje sipas sistemit vajtje – ardhje në muajin gusht të vitit të ardhshëm dhe dy ekipet më të mira të grupit do të marrin pjesë në kualifikime për Kupën e Botës 2019.

Në kualifikime për Kupën e Botës marrin pjesë 32 kombëtare nga Evropa, kurse në Kupë të Botës marrin pjesë 12 ekipe nga kontinenti ynë.

Kombëtarja A e Kosovës sivjet ka garuar për herë të parë në garat e FIBA-s duke marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasketin e vitit të ardhshëm.

LAJMI I FUNDIT: Amir Rrahmani rezulton negativ, mposht koronavirusin

Kushtrim Guraj

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net