Opoja.net
Meka Mish

Kosova nuk dorëzohet, fitore e madhe në Bullgari me rikthim spektakolar

Kosova ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-2 ndaj Bullgarisë në një ndeshje që dhuroi shumë emocione. Fitorja e parë e Kosovës në grupe, por e dominuar me shumë raste.

Emocione, shumë gola, spektakël dhe tri pikë. Kjo ishte nata e Kosovës.

Kosova edhe një zhvilloi një ndeshje të madhe, kësaj radhe në Sofje, ku e dominoi Bullgarinë me lojë dhe me raste.

Ndeshja nisi shumë mirë për djelmoshat tanë, që arritën të krijojnë disa gjysmëraste, në fillim të ndeshjes.

Dominimi i fillimit u konkretizua me gol në minutën e 14-të, kur një aksion i ndërtuar mirë nga e djathta soli gëzim.

Edon Zhegrova pason te Mërgim Vojvoda i cili harkon bukur në zonë, e topi pas nj devijimi të mbrojtjes bullgare vjen te Rashica i cili bukur gjuan dhe shënon për 1-0.

Goli iu dediku Arbër Zenelit që u lënduanë ndeshjen e shkuar.

Pas tij provoi Besar Halimi që gjuan bukur mbi portë në minutën e 20-të.

Bullgarët provuan dy herë, por që as ata nuk ishin të suksesshëm.

Pas rasteve të Bullgarisë, ishte Kosova që e mori lojën në duar dhe rrezikoi me Celinën.

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë pas një gabimi të lojtarëve tanë, më së miri u gjend Ivelin Popov që barazoi rezultatin në minutën e 43-të.

Bersat Celinën dhe Vedat Muriqin provuan, por fati nuk ishte me ta në fund të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë Kosova pësoi golin e dytë.

Një këndore për Bullgarinë, në minutën e 55-të, ku Kristian Dimitrov, gjuan bukur me kokë për 2-1.

Kosova nuk u dorëzua.

Kosova ka arritur të shënojë gol të bukur me Vedat Muriqin që ka barazuar në 2-2 në minutën e 64-të.

Shumë raste, por u desh të pritej minuta e 92-të, kur nga një harkim, Elbasa Rashani shënoi për 3-2.

Festë e madhe në tribuna dhe kudo që ka shqiptarë.

Pas kësaj fitoreje Kosova ka pesë pikë dhe është në vendin e tretë. /Telegrafi/

Mos i humb

‘Dardanët’ i blejnë të gjitha biletat për shtatë minuta për përballjen Angli – Kosovës

Opoja.net

Liria ka rreth 150 mijë euro borxhe

Opoja.net

AC Milan mund të zbarkojë në “Fadil Vokrri”, Feronikeli i ka bërë ftesë për miqësore

Opoja.net

Xhaka e Rashica nderojnë Fadil Vokrrin para ndeshjes së yjeve në kryeqytet

Opoja.net

FFK del me njoftim rreth shitjes së biletave për ndeshjen Angli–Kosovë

Opoja.net

Prezantohet projekti për stadiumin Kombëtar të Kosovës

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net