Opoja.net

Kosova nuk merr pjesë në Samitin e Vishegradit në Pragë

Kosova

Kosova nuk do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet të enjten në Pragë.

Zëdhënësja e Qeverisë në largim të Kosovës, Donjeta Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova është në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe se angazhimet e kanë pamundësuar pjesëmarrjen në samit të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

“Haradinaj e konsideron samitin e Vishegradit si një forum shumë të rëndësishëm, që kontribuon në proceset demokratike, bashkëpunimin dhe kultivimin e vlerave të larta evropiane dhe, për këtë arsye, Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë integrale dhe aktive e tij”, tha Gashi.

Më herët, agjencia çeke e lajmeve CTK, ka raportuar se autoritetet e Kosovës e kanë anuluar pjesëmarrjen në samit për shkak të deklaratave të presidentit çek, Millosh Zeman, të bëra në Beograd.

Zeman ka thënë se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundsinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Gashi tha se Haradinaj i vlerëson angazhimet e Çekisë, si lidere e Grupit të Vishegradit, në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Grupin e Vishegradit e përbëjnë: Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria.

Loading...

Mos i humb

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Opoja.net

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net

Prizren: Godet tri shtylla dhe rrokulliset, tre persona të lënduar në vetaksident

Opoja.net

“Leni UÇK-në rehat, ajo i takon vetëm popullit”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net