Opoja.net

Kosova përfundimisht pjesë e hartës botërore të futbollit

Sport
Kosova përfundimisht pjesë e hartës botërore të futbollit

Kosova ka nisur epokën pa fusnotë dhe pa kushtëzime, pasi i ka dhënë fund procesit të ndërkombëtarizimit, i nisur më 1991.

Kongresi i FIFA-s ka votuar për pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit, duke u bërë anëtarja e 210 dhe do të ketë të drejtë të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin Rusia 2018.

Federata e Futbollit të Kosovës u pranua me 141 vota për dhe 23 vota kundër. Javë më parë FFK-ja u pranua edhe në shtëpinë evropiane të futbollit, UEFA.

Kosova ka mposhtur keq Serbinë në FIFA. Kjo e fundit ka pasur madje një votë më pak se sa në UEFA, ani pse në organizatën botërore të futbollit janë 209 anëtarë. Kosova është bërë anëtari i 210 i FIFA-s, dhe është futur përfundimisht në hartën botërore të sportit më të popullarizuar të globit.

Loading...

Mos i humb

Pas eliminimit nga Champions, Zidane zyrtarisht e konfirmon të ardhmen e tij

Fari Kolloni

Zinedine Zidane për herë të parë eliminohet nga Liga e Kampionëve si trajner

Fari Kolloni

Guardiola ka diҫka për të thënë në lidhje me ndeshjen ndaj Real Madridit

Fari Kolloni

Manchester City në epërsi pas gabimit amatoresk të yllit të Real Madridit

Fari Kolloni

Lazio – Muriqi, vjen lajmi me i fundit nga Italia

Fari Kolloni

Presidenti Thaçi kujton medaljen e artë të Kosovës në Rio

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net