Opoja.net

Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Kosova
Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca ndezën sirenat dhe dritat e mjeteve të tyre, ndërsa Garda e Nderit e Policisë së Kosovës uli në gjysmë shtizë flamurin amerikan. Krejt kjo në kuadër të aktiviteteve të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, në shenjë nderimi për viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se në vitin 2001, Kosova i kishte ende varret e hapura nga lufta në Kosovë, kur më 11 shtator përjetuan edhe ngjarjen e rëndë në Amerikë, e cila u përcoll me lot në Kosovë.

Duke përkujtuar se në kohët më të vështira të Kosova ka pasur një aleate të fuqishme si Amerika, Rexhepi tha se kjo e fundit do të jetë përjetësisht aleate e SHBA-së.

“Populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar, ka ditë të veprojë konkretisht, për t’i treguar popullit amerikan që ne jemi ai popull që e kemi merituar të intervenohet për ne atëherë kur kemi pasur miq. Ne jemi të vetëdijshëm që atëherë kur intervenoi Amerika me aleatë, ne ishim para zhbërjes. Faleminderit Amerikë! Ta dinë populli amerikan dhe institucionet amerikane, qytetarët amerikanë, se në veçanti populli shqiptar është falënderues dhe do të na keni aleat jo vetëm sot, por përjetë e mot”, tha Rexhepi.

Menaxherja kryesore e ICITAP-it për Kosovë, Cimberly Wright, përmes një fjalimi përkujtoi edhe një herë ngjarjen e 11 shtatorit. Ajo kujtoi edhe kolegët e saj të cilët kishin humbur jetën po këtë ditë në krye të detyrës.

“Asnjë homazh nuk mund t’i përshkruajë heronjtë tanë më mirë se akti i tyre i trimërisë që e shfaqën kur ata i asistuan bashkëqytetarët e tyre. Sot, ne ju themi faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithë atyre që vepruan shpejt dhe të dashurve të tyre, lutjet tona janë me ju. Prindërit, motrat, kolegët e juaj ishin heronj të vërtetë”, tha ajo.

I pranishëm në shënimin e 18-vjetorit të sulmit ndaj Kullave binjake në SHBA, ishte edhe kryetari i Shoqatës “Lushnja” të Shqipërisë, Durim Meta. Ai tha se kombi shqiptar është një – si ata që jetojnë në Kosovë ashtu edhe ata në Shqipëri- ku për këtë ai pati një ftesë që vitin e ardhshëm kjo ditë të shënohet në Lushnjë.

“Kombi shqiptar është një, pavarësisht se a jemi në Kosovë apo në Shqipëri. Dhembja që populli amerikan kaloi, është edhe dhembja e popullit shqiptar. Kombi shqiptar në ditët e tij më të vështira ka pasur një aleat serioz dhe besnik, si SHBA-në. Kjo përkujtimore që ne bëjmë sot, është një rast për të treguar që miqtë tanë do të qëndrojnë me Amerikën. Faleminderit Amerikë që ndihmuat kombin shqiptar… Kjo përkujtimore, unë do të sugjeroja që vitin e ardhshëm të mbahet në Shqipëri, në Lushnjë, ku është mbledhur Kongresi që hodhi bazat e shtetit shqiptar”, tha ai.

Në kuadër të aktiviteteve të sotme në bulevardin “Bill Clinton” janë vendosur edhe fotografi. E në përmbyllje të aktiviteteve, u ndezën qirinj para emrave dhe fotografive të viktimave.

Ndryshe, ky organizim u bë në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, me Policinë e Kosovës dhe Qendrat Emergjente të Kosovës. /KP/Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Edhe sot shi, këto janë temperaturat

Opoja.net

Gana konfirmon tërheqjen e njohjes së Kosovës

Opoja.net

Nga 25 nëntori fillon furnizimi me targa

Opoja.net

Një BE në miniaturë? Takimi ballkanik në Ohër

Opoja.net

Rënie alarmante e shkallës së natalitetit në Kosovë, për 5 vjet bie 30 për qind

Opoja.net

Dridhjet e fundit të Speciales

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net