Opoja.net

Kosova përuron ambasadën në Doha të Katarit

Kosova

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se sot Kosova ka përuruar ambasadën në Doha në shtetin e Katarit.

Pacolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore.

“Sot Kosova ka përuruar Ambasadën në Doha, Shtetin e Katarit. Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore.

Kjo Ambasadë e re është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishme.
Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik.

Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës dhe promovimi i investimeve janë prioritet strategjik i imi”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Autorit të Deklaratës së Pavarësisë s’iu pagua mundi kurrë!

Opoja.net

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net

Prizren: Godet tri shtylla dhe rrokulliset, tre persona të lënduar në vetaksident

Opoja.net

“Leni UÇK-në rehat, ajo i takon vetëm popullit”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net