Opoja.net

Kosova shënon 28 Nëntorin

Kosova
Kosova shënon 28 Nëntorin

Në Kosovë sot po shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit shqiptar që shënon edhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Institucionet e kanë shpallur ditë pushimi, shkollat nuk punojnë dhe siç është bërë traditë, bëhen homazhe tek komplekset memoriale të figurave të njohura historike, ku dominojnë vizitat tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova në Prishtinë dhe Kompleksi Memorial, Adem Jashari në Prekaz.

Sheshet dhe rrugët e qyteteve janë stolisur me flamuj kuq e zi, kurse liderët kanë adresuar mesazhe urimi për qytetarët, sidomos ata shqiptarë, të cilët përbëjnë shumicën në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në rrjetin social Facebook se “flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë në zemrat tona si burim i pashtershëm frymëzimi”.

“Sot, krenaria është më e madhe se dhimbja për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët. Për Skënderbeun, për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Bajram Currin e Themistokli Gërmenjin, për Hasan Prishtinën e Marigo Posio, për Shaban Polluzhën e Adem Jasharin, për UÇK-në dhe çdo ushtar të saj, për ata që dhanë jetën për liri dhe ata që e gëzojnë së bashku me ne këtë liri”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit duke kërkuar angazhim e përgjegjësi për zhvillimin e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fort, por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social, Facebook.

Po ashtu, edhe qytetarë të shumtë shihen shesheve të qyteteve të cilët në forma të ndryshme marrin pjesë në manifestimet e organizuara për këtë ditë.

OKB-ja kërkon 35 miliardë dollarë për mbështetje financiare për vitin 2021

Kushtrim Guraj

Mblidhet Komisioni për Buxhet, tentimi i radhës për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje

Opoja.net

Mbi 13 mijë raste aktive me koronavirus, paralajmërohen masa para festave të fundvitit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net