Opoja.net

Kosova sonte luan kundër Ukrainës

Sport
Kosova sonte luan kundër Ukrainës

Përfaqësuesja e Kosovës sot do të luajë ndeshjen e radhës kundër Ukrainës, për kualifikimet në botërorin “Rusi 2018”.

Ndeshja do të luhet në Krakow të Polonisë me fillim nga ora 18:00.

Kjo ndeshje do të luhet në praninë e vetëm 999 shikuesve, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Ukrainës. Ata kanë treguar se këtë e kanë bërë për shkaqe sigurie.

Ndërsa trajneri i skuadrës së Kosovës Albert Bunjaki është shprehur optimist para këtij dueli.

“Qëllimi ynë është Evropiani 2020, dhe jo Botërori 2018. Ne do të bëjmë gjithçka që të befasojmë kundërshtarët tanë”, ka thënë Bunjaki.

Kosova në ndeshjen e fundit me Kroacinë humbi me rezultat të thellë 6:0.

Pamje: Joyce e trondit Duboisin dhe e bën edhe një hap të madh drejt titullit të botës

Kushtrim Guraj

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net