Opoja.net

Kosova synon që ta orientojë ekonominë e saj kah Gjermania

Kosova

Kryeministri në largim dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se ruajtja dhe thellimi i partneritetit të shkëlqyer me aleatin tonë strategjik, Gjermaninë, është interes jetik shtetëror.

Siç ka shkruar Haradinaj në Facebook, në takim me deputetin e Bundestagut Gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, ka potencuar se Kosova ka treguar maturi politike në proceset e fundit në vend dhe është e përkushtuar për zgjedhje të lira e demokratike.

“Duke intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, Kosova synon që ta orientojë ekonominë e saj kah Gjermania. Thellësisht mirënjohës Bundestagut dhe Kancelares Merkel, për konsistencë dhe vendosmëri në mbështetje të sovranitetit të Kosovës, duke u bërë hapur zëri ynë kundër ideve për ndarje dhe korrigjim”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, deputeti i CDU-së në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Këto komente Beyer i bëri pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“… Jemi të qëndrimit që Kosova të jetë ashtu siç është – pa ndryshim të kufijve”, ka thënë deputeti gjerman Beyer para mediave. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

S’ka mjekë, repartet në spitalet rajonale drejt mbylljes

Opoja.net

Kush e dha lajmin e njohjes nga Xhamjaka i pari dhe si i kapi euforia liderët e Kosovës

Opoja.net

Xhamajka njeh pavarësinë e Kosovës

Opoja.net

Zvicra mbështetëse e proceseve në Kosovë dhe realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve

Opoja.net

Skenari i Kurtit për shkarkimet e bordeve

Opoja.net

Të enjten, shi dhe borë — por si do të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net