Opoja.net

Kosova vend i pamundësive për gratë

Kosova
Kosova vend i pamundësive për gratë

As çereku i grave në Kosovë nuk paguhen për punën që bëjnë. Njëjtë edhe Myrvetja, e cila çdo ditë mirëmban shtëpinë, kujdeset për fëmijët e përgatit ushqimin për familjen.

Ajo ka diplomuar në fakultetin e shkencave politike tash e shtatë vite, por nuk ka gjetur punë në profesionin e saj.

“I kam humbur shpresat se një ditë do të angazhohem diku”, thotë ajo që ka krijuar bindje se punësimi për të është bërë mision thuajse i pamundur.

Njohësit e ekonomisë dhe ekspertët e arsimit kanë ngritur si shqetësim në vazhdimësi papunësinë tek gratë në Kosovë, e cila pavarësisht rritjes së nivelit të arsimimit nuk është se ka lëvizur për të mirë.

Bazuar në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm 12 për qind e tyre, kanë gjetur punë.

Gratë pengohen në punësim

Por të dhënat tregojnë se jo të gjitha edhe kërkojnë punë, pavarësisht se përfundojnë studimet.

Njohësi i arsimit, Dukagjin Popovci, e ka analizuar zhvillimin e gruas në Kosovë ndër vite, nga viti 1975 e deri më sot.

Sipas Popovcit, në vitin 1975 në arsimin e lartë të Kosovës vetëm 23.5 për qind ishin gra, ndërsa në vitin 2015 femrat përbëjnë 50.2 për qind të studentëve, pra shumicën.

“Të gjitha analizat tregojnë se femrat janë më të përkushtuara në studime sesa meshkujt – 38.8 për qind e femrave diplomojnë me kohë krahasuar me 29 për qind të meshkujve. Pa dyshim, kjo flet për avancim domethënës në emancipimin e gruas. Tani, rreth e punësimit”, ka thënë Popovci.

Ndërkaq,  sipas tij në vitin 1975, vetëm 20 për qind e të punësuarve në Kosovë ishin gra, kurse 40 vjet më vonë, në vitin 2015 – vetëm 22.6 për qind.

“Rreth 55 për qind e grave që kanë zgjedhur të mos kërkojnë punë deklarojnë se pengohen nga obligimet familjare ose e kanë humbur shpresën se do të punësohen. Kjo flet se procesi i emancipimit të burrave është ende duke u zhvilluar, edhe atë me hapa të ngadalshëm”.

Problemi kryesor papunësia

Aktualisht problemi më i madh i femrave në Kosovë është papunësia.

Në krahasim me meshkujt niveli i punësimit tek gratë është mjaft i vogël. Përgjatë këtij tre mujori të parë të vitit të kaluar 38 për qind e meshkujve kanë gjetur punë, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, sipas të dhënave të ASK-së, është 35.2 për qind, shkruan.

Sektorët e arsimit, tregtisë e kujdesit shëndetësor, mbesin fushat në të cilat femrat prijnë me punësim, me rreth 51 për qind.

Ndërsa meshkujt, në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me 44 për qind.

Njëjtë edhe në Shqipëri

Situatë më e mirë e punësimit të grave nuk është as edhe në Shqipëri. 56 për qind e punëkërkuesve femra në Shqipëri janë të dekurajuara që të kërkojnë një punë, sipas raportit më të fundit mbi hendekun gjinor.

Sipas raportit të Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar 62-a nga 144 vende të cilat janë marrë në konsideratë. Por, renditja vijon të jetë  më keq se në 2006-ën kur Shqipëria renditej në venin e 61.

Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi dhe mundësit, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Ndërsa për sa i përket shëndetit, gratë shqiptare kanë shëndetin më të dobët jo vetëm nga rajoni, por edhe në botë, duke u renditur të tretat nga fundi. Kjo kategori tregon për diferencat që kanë gratë dhe burrat në shëndet për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit, sëmundjeve respiratore, HIV/AIDS,  vetëvrasjeve dhe kequshqyerjes.

Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53 për qind. Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1 për qind, sipas të dhënave të INSTAT. /Gazeta Fjala/

Loading...

Mos i humb

Mesazhi i fundit si kryeministër: Kjo është qeveri e paligjshme, kjo është qeveria koti

Opoja.net

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net