Opoja.net

KOSOVA VOTON

Kosova Opoja

Qytetarët anembanë Kosovës do t`i drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1,937,869, ndërkaq numri i Qendrave të Votimit është 895 si dhe janë 2 mijë e 547 Vendvotime.

Kurse, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e sotme është 111 mijë e 733 votues.

Gjithsej 25 subjekte politike janë në garë për të siguruar ulëse në përbërjen e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha subjekteve politike, në garë për ulëset në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1070 kandidatë, njofton Klan Kosova.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, 20 nga të cilat janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe 10 të tjera për komunitetet joserbe.

Numri i vëzhguesve të akredituar për këto zgjedhje është mbi 34 mijë.

Votimet e sotme pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit për shkak të ftesës për intervistim që i erdhi nga Gjykata Speciale më 19 korrik, njofton Klan Kosova.

Mos i humb

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net

MASHT-i shpenzoi mbi 11 milionë euro për tekste shkollore, por shumë nxënës mbeten pa libra

Opoja.net

Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Opoja.net

Taksa ndaj Serbisë pritet të shndërrohet në reciprocitet

Opoja.net

Kurti tregon se çka duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net