Opoja.net

Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Durrës para ndeshjes me Shqipërinë

Sport
Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Durrës para ndeshjes me Shqipërinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur përgatitjet për tri ndeshjet e këtij muaji.

Dardanët, të hënën në mbrëmje, kanë kryer stërvitjen e parë në kompleksin “Tropikal” në Durrës.

Në këtë stërvitje përzgjedhësi Bernard Challandes kishte në dispozicion futbollistët që nuk ishin të angazhuar në ndeshjet e zhvilluara të dielën me klubet e tyre, derisa pjesa tjetër e futbollistëve ka kryer rigjenerim në hotel, njoftonm FFK.

Atmosfera në Kombëtare në prag të tri ndeshjeve të fundit për këtë vit është shumë e mirë dhe tek të gjithë ekziston dëshira e madhe që ky cikël të mbyllet me rezultate pozitive.

Kombëtarja dardane më 11 nëntor do të luajë miqësoren ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë në Lubjanë dhe më pas më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të presë Moldavinë, për ta përmbyllur edicionin e sivjetmë të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Në stërvitjen e parë prezent ishte kapiteni Amir Rrahmani dhe Berndar Berisha që munguan në ndeshjet e tetorit.

The post Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Durrës para ndeshjes me Shqipërinë appeared first on FaktePlus.

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net