Opoja.net

Kosovare Asllani e lumtur me fitoren dhe dy golat e radhës me fanellën e Realit

Sport
Kosovare Asllani e lumtur me fitoren dhe dy golat e radhës me fanellën e Realit

Tjetër ndeshje me fanellën e Real Madridit, tjetër paraqitje fantastike.

Kosovare Asllani ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e radhës të Realit prej 3-0 kundër Deportivos.

Sulmuesja shqiptare realizoi golin e dytë dhe të tretë për Los Blancos, në minutat 28’ dhe 85’.

“Është ndjenjë e mirë, është fitorja e dytë me radhë dhe kjo është e rëndësishme, duhet të vazhdojmë të punojmë. Kemi fituar, por ka shumë gjëra në të cilat duhet të punojmë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës”, u shpreh Asllani.

Futbollistja shqiptare tashmë ka shkuar në kuotën e 4 golave në po kaq paraqitje me Realin, sinjale se është sezoni i saj.

The post Kosovare Asllani e lumtur me fitoren dhe dy golat e radhës me fanellën e Realit appeared first on FaktePlus.

Milani ka krijuar ekip fitues, s’di të ndalet edhe pa Ibrahimovicin

Kushtrim Guraj

Zyrtare: Stadiumi i Napolit merr emrin e legjendës Maradona!

Kushtrim Guraj

Nuk këndellet Arsenali, mundet edhe nga Wolves

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net