Kosovarët po shkëlqejnë në UEFA Futsal, fitojnë 12:0

Sport
Kosovarët po shkëlqejnë në UEFA Futsal, fitojnë 12:0

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi i Drenasit, ka shënuar fitore të thellë në “UEFA Futsal Cup”, garën e vetme të UEFA-s për klube të futbollit në sallë.

Feniksi ka mposhtur Encampin e Andoras me rezultat të thellë 12:0 , me golat e shënuar për kampionin kosovar nga Ramadani; Alibegu; Belej; Rodek; Brahimi dhe autogol nga Garrido.

Skuadra nga Drenasi bënë pjesë në Grupin e fundit, atë H, ku bëjnë pjesë edhe Oxford City Lions i Anglisë, Encamp i Andorrës dhe ASA Tel Aviv i Izraelit.

Feniksit i duhet edhe një fitore ndaj ASA Tel Avivit qw të kualifikohet si e para në grup.

Feniksi është një nga 32 skuadrat që do të paraqitet në fazën preliminare. Pas fazës preliminare luhet raundi kryesor kualifikues, e pas tij raundi elit. Të gjitha raundet luhen nëpër grupe. Feniksi si debutues në këtë garë, synon të kalojë raundin preliminar, që do të vlerësohej sukses shumë i madh për futsallin kosovar.

Kante po largohet nga Chelsea?

Kushtrim Guraj

Në Shqipëri vazhdon bojkotimi i futbollit

Kushtrim Guraj

Shkëlqimi dhe rënia e Alexandre Pato

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net