Kosovarët s’po i ndalin dasmat, në Gjakovë e Suharekë u nevojit intervenimi i policisë

Kosova
Kosovarët s’po i ndalin dasmat, në Gjakovë e Suharekë u nevojit intervenimi i policisë

Megjithë rritjen enorme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit, kosovarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni.

Dje, Policia e Kosovës intervenoi në fshatin Samadraxhë të Suharekës, në të cilën po mbahej një aheng familjar e ku ishin të ftuar shumë persona.

Siç është bërë e ditur në raportin 24 orësh, në ktë aheng janë takuar diku rreth 50 deri në 60 persona.

Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Njëjtë ndodhi edhe në Rogovë të Gjakovës.

Atje dikush organizoi aheng me 70 të ftuar, duke rrezikuar kështu përhapjen masive të virusit.

Të gjithë të pranishmit janë shpërndarë nga Policia e Kosovës, teksa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

10 përqindëshi nga Trusti kur mund të tërhiqet?

Opoja.net

Vjen reagimi nga komuna e Kamenicës pas ndërhyrjes së Njësisë Speciale në Karaçevë

Opoja.net

Njësitë Speciale të Kosovës futen në Karaçevë

Opoja.net

950 zyrtarëve do t’u hetohet pasuria, Presidenti Thaçi në mesin e tyre

Opoja.net

Humb jetën tragjikisht djali i dëshmorit nga Deçani

Opoja.net

Gjysma e qytetarëve do të mund të tërheqin nga Trusti mesatarisht vetëm 31 euro

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net