Opoja.net

Kosovari dëbohet nga Zvicra pas 40 vitesh qëndrimi atje

Kosova

Ai jeton në Zvicër prej afër 40 vitesh, nga koha kur, si fëmijë 5 vjeçar kishte ardhur këtu me nënën dhe motrën. Tash, kur ka kaluar një kohë kaq e gjatë dhe kur 45 vjeçari është bërë ndërkohë baba i dy fëmijëve, ai duhet të kthehet në vendlindje, në Kosovë.

Arsyeja për dëbim është rënia e tij në vazhdimësi në kundërshtim me ligjin.

Ndër të tjera, kosovari ka marrë pjesë në disa vjedhje të makinerisë ndërtimore me vlerë prej rreth 230 mijë frangash dhe ka shitur në Kosovë elektroshtëpiake të vjedhura në Zvicër, shkruan “Aargauer Zeitung”, transmeton albinfo.ch. Veç këtyre ai ka qenë i përfshirë në tregtinë me 53 kilogramë drogë të tipit marihuanë.

Gjykata e Qarkut e Badenit e kishte dënuar atë në muajin prill të vitit 2005 me pesë muaj e gjysmë burg ndërsa në vitin 2014 me katër vite e 9 muaj burg. Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut ia kishte ngritur dënimin e fundit për edhe një vit.

Kështu, 45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg jo më parë se në vitin 2021, përcjell albinfo.ch. Por menjëherë pas kësaj, siç ka vendosur tashmë Zyra për Migracion e Aargaut, ai duhet ta lëshojë edhe Zvicrën.

Kosovari kishte ushtruar të drejtën e ankesës fillimisht në Departamentin Kantonal të Punëve të Brendshme dhe pastaj në Gjykatën Kantonale Administrative. Pasi në të dyjat kishte dështuar, ai kishte ushtruar ankesë edhe në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale. Por edhe këtu doli duarthatë.

Gjykata Federale ka vërtetuar vendimet e shkallëve të mëparshme për dëbimin e kosovarit. Gjegjësisht, për heqjen e lejes së qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Viza C).

Këtë vendim gjykata e ka marrë duke pasur parasysh se rreziku për përsëritje është evident dhe për këtë arsye dëbimi është interes publik. Veç kësaj as paralajmërimet dhe as dënimi i parë me burg nuk e kishin ndalur të dënuarin nga kryerja e delikteve tjera.

“Ushtruesi i ankesës nuk i ka shfrytëzuar shanset që i janë ofruar dhe paralajmërimet nuk i ka marrë seriozisht, përcjell albinfo.ch. Si përfundim, ai duhet t`i bartë pasojat përkatëse të gjithë kësaj”, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.

Mos i humb

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net

MASHT-i shpenzoi mbi 11 milionë euro për tekste shkollore, por shumë nxënës mbeten pa libra

Opoja.net

Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Opoja.net

Taksa ndaj Serbisë pritet të shndërrohet në reciprocitet

Opoja.net

Kurti tregon se çka duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net