Opoja.net

Kosovë 0-1 Bullgari, statistikat e pjesës së parë

Sport
Kosovë 0-1 Bullgari, statistikat e pjesës së parë

Përfaqësuesja e Kosovës e sheh veten në disavantazh 0-1 nga Bullgaria pas pjesës së parë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Kosovës, si në posedim, ashtu edhe në raste më të mira, por ishin vetëm mysafirët që gjeten golin.

Goli i vetëm në 45 minutat e parë erdhi në minutën e 39-të të ndeshjes dhe ishte Vasil Bozhikov, i cili shënoi me kokë për 0-1.

Sa i përket posedimit të topit, djelmoshat e Kosovës ishin dukshëm më të mirë duke e mbajtur topin për 59 për qind të kohës, ndërsa Bullgaria me 41 për qind.

Festa e bullgarëve pas golit të shënuar (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Raste të krijuara për gol, Kosova i pati katër sosh, për dallim nga Bullgaria me dy, ndërsa vendasit u gjendet një herë në pozitë jashtë loje dhe mysafirët një herë.

Kosova pati plot 252 pasime të kompletuar, për dallim nga mysafirët që kompletuan 154 sosh.

Bullgaria ishte më e ashpër në këtë pjesë duke pasur tre kartonë të verdhë, ndërsa Kosova u ndëshkua në një rast. /Telegrafi/

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net