Opoja.net

KQZ: Do të shtypen 1,801,800 fletëvotime

Kosova
KQZ: Do të shtypen 1,801,800 fletëvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), dje në mbledhjen e mbajtur certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Lidhur me këtë, KQZ ka vendosur që numri i fletëvotimeve të cilat do të shtypen të jetë 1,801,800.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se numri i fletëvotimeve do të jetë 7.02% më pak sesa numri i votuesve.

Ai ka thënë se kjo është marrë duke pas për bazë trendin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e kaluara.

“Bazuar në listën përfundimtare të votuesve numri i votuesve është 1,937,868, ndërsa KQZ-ja ka vendosur që të shtypen 1,801,800 fletëvotime, pra 136,068 apo 7.02% fletëvotime më pak se votues”, ka thënë Elezi.

Ndryshe kujtojmë se dje ka filluar edhe votimi përmes postës për shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës. Votimi me postë përfundon me 5 tetor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm se Votimi Përmes Postës përfundon më 5 tetor. Pra, fletëvotimet duhet të pranohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më së largu më 5 tetor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Telegrafi/

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net

Ministria e Financave ekzekuton pagesa masive për rimëkëmbjen ekonomike

Kushtrim Guraj

Shteti furnizohet me material për letërnjoftim e pasaporta

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net