Opoja.net

KQZ: Nëse nuk ka ankesa, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Kosova
KQZ: Nëse nuk ka ankesa, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Pas përfundimit të numërimit të 1 mijë e 992 votave të diasporës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor”, ka njoftuar KQZ-ja.

KQZ-ja ka theksuar do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

“Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Opoja.net

Diell dhe vranësira, parashikimi i motit gjatë kësaj jave

Opoja.net

Dita e vetëdijesimit për antibiotikë

Opoja.net

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Studentëve

Opoja.net

Punëtorët kanë frikë nga formimi i sindikatave në sektorin privat, rrezikojnë vendet e punës

Opoja.net

Në Kosovë ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net